Aplikacion
Dyshohet se debati me të dashurin e çoi 21-vjeçaren Aldorjana Loshi drejt vetëvrasjes. E reja qëlloi veten me armën e shërbimit.
Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e punonjës së policisë, i cili është marrë në pyetje.
Sipas burimeve, efektivja e policisë ishte vetëm në shtëpi në momentin që ka kryer aktin ekstrem.
Trupin e saj të pajetë e gjetën familjarët e saj, që më pas njoftuan autoritetet.
Dera e dhomës së saj u hap nga forcat zjarrfikëse, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur pse 21-vjeçarja që punonte në komisariatin nr. 5 në Tiranë u vetëvra.
Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A.L, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″
Aldorjana Loshi mbante pozicionin e efektives së patrullës në komisariatin numër 5 në kryeqytet. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem në punë.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat