zoom

Aktualitet

Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Ristani: Më shkarkoni të bie rehat

Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Ristani: Më shkarkoni të bie rehat

Mbledhja e sotme e këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar mes përplasjesh dhe debatesh të shumta.

Ku ka qenë kryebashkiakja e komanduar Anuela Ristani, e cila ka patur debate me këshilltarët e maxhorancës, dhe jo vetëm.

Konkretisht me Halit Valterin nga PS dhe Krenar Canollarin nga PSD, të cilët treguan interes  të dinin se cilat kanë qenë masat e marra prej bashkisë në ldhje me pastrimin, i cili sipas tyre linte për të dëshiruar.

Ristani e ktheu debatin në ironik duke kundërshtuar akuzat, dhe duke u shprehur në faza si “Kush është pyetja juaj doni të varim dikë në shesh që të kënaqeni? Si doni?” dhe më tej pasi iu kërkua që të shakrkoheshin personat përgjegjës, u shpreh: “Po mirë mo nëse jeni kaq të aftë more zotëri, po ju lutem urdhëroni dhe më shkakroni edhe mua me këtë rast e të bie rehat, po tani muhabet kot, po nuk mund të flisni me papërgjegjshmëri totale, dhe të thoni ju shkarko drejtorin, kush jeni ju që të thoni shkarko drejtorët.“