zoom

Stil

Deamishel ngel në gjeografi: Kosova kufizohet me Greqinë

Të enjten, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

Mes pyetjeve të shumta kanë dominuar në një pjesë të madhe edhe pyetjet e gjeografisë.

U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

DeaMishel, duke u munduar të ndihmonte Armaldon tha se Kosova kufizohej nga Greqia.

Njohuritë e tyre të pakta në gjeografi kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohet, por edhe të qeshë me gafat e banorëve, përmes komenteve të bëra në rrjetet sociale.