zoom

Aktualitet

DEA dhe Roja Civile shkatërrojnë kartelin e kokainës në Spanjë, edhe 3 shqiptarë të arrestuar

DEA Amerikane, Interpoli, Guardia Civil spanjolle dhe Policia portugeze shkatërrojnë një grup kriminal përgjegjës për dy ngarkesa të mëdha me drogë.

Njëra ngarkesë ishte 3 tonë kokainë e kapur në 2022 në Ishujt Kanarie në një anije me flamur afrikan dhe 1.6 ton kokainë të kapura në prill 2023 në një skaf në Peniche, Portugali ku u gjet dhe trupi i një peshkatari portugez i vrarë nga helikat.

Nga operacioni janë arrestuar disa persona pjesëtarë të Kartelit Ballkanik të kryesuar nga shqiptarët, karteli Piturros, Ndragheta dhe karteli Kolumbian. Detaje priten në orët në vijim. Deri tani mësohet se janë 9 të arrestuar. /ZOOM.AL/