zoom

Aktualitet

Dardha zbardhet nga dëbora, probleme me qarkullimin

Zonat malore të juglindje së vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Dëbora ka zbardhur në disa fshatra të Voskopojës, në Dardhë, si dhe fshatra të Devollit të sipërm.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë – Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Në akset e tjera rrugore të zonave të përfshira nga dëbora nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.

Dëbora ka përfshirë të gjitha zonat malore në lartësitë mbi 1000 m mbi nivelin e detit, duke sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në – 4 grade celsius gjatë natës.

Në Dardhë dhe Voskopojë vijon puna për pastrimin e rrugës nga dëbora.