zoom

Lajme

Dafina Zeqiri nënë? Këngëtarja ngre dyshimet se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka nxitur rrjetin të flasë për një bebe të mundshme.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj të Instagram disa foto duke zbuluar barkun, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Mami i ardhshëm i një bebushi”.

Ndonëse nuk ka treguar më shumë, mesa duket Dafina dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji janë gati që të marrin hapin e parë për të sjellë në jetë një fëmijë.

Disa muaj më parë Dafina ka treguar se një fëmijë është në planet e saj dhe partnerit.

“Unë bebat i dua shumë, shumë, shumë, shumë dhe shyqyr se edhe partneri i do shumë. Sa ma shpejt ndoshta dua që të bëhem nënë.”– tha ajo.

Kujtojmë që çifti së shpejti do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. Gjatë një interviste këngëtarja u shpreh se tashmë po përfundon detajet për ceremoninë e saj të martesës.