zoom

Aktualitet

Covid-19 po “mbush” sërish spitalet në Evropë, ja paralajmërimi i frikshëm

Drejtoresha e Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Andrea Amon është shprehur për mediat se pandemia nuk ka përfunduar dhe nuk është koha për të lëshuar situatën,

Ajo tha se ende ka njerëz të rrezikuar nga format e rënda të sëmundjes, të cilët “duhet t’i mbrojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Edhe qëllimi i të gjitha përpjekjeve të vaksinimit është parandalimi i formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes, dhe ajo që kemi parë deri tani është se vaksinat aktuale janë ende efektive kundër sëmundjeve të rënda,” tha zonja Amon.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se në tre javët e fundit është parë një rritje të numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital.

Ndër të tjera tha  se është e rëndësishme që shtetet të përgatisin një sistem mbikëqyrjeje sistematike dhe të fuqishme jo vetëm për koronavirusin por edhe për sëmundje të tjera respiratorë , në radhë të parë për gripin, ndërsa u shpreh se ende nuk dihet situata epidemiologjike në vjeshtë./zoom.al/