zoom

Stil

Cindy Marina feston ditëlindjen, urimi i Jozefina Topallit merr gjithë vëmendjen

Cindy Marina feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe sigurisht s’kishte si të mungonte urimi i vjehrrës së saj, ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit.

Përmes “Facebook-ut”, Jozefina uroi Cindyn në këtë ditë kaq të rëndësishme duke shkruar: “Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë janë së bashku dhe po shijojnë dashurine e tyre. Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen dhe shfaqen kudo së bashku.