zoom

Aktualitet

Cilat familje mund të preken nga rritja e çmimit të energjisë? Përgjigjet Balluku

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku tha se janë miratuar 5 VKM, teksa është ndalur në dy prej tyre. Balluku theksoi atë të përcaktimit të kritereve dhe të rregullave për transferimin e të drejtave të lincencave minerare nga zotëruesi si dhe atë që i hap rrugë miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Belinda Balluku: Do të ndalem tek vetëm 2 prej VKM që janë aprovuar sot që i konsideroj të rëndësishme: Ajo për përcaktimin e kritereve dhe të rregullave për transferimin e të drejtave të lincencave minerare nga zotëruesi. U vlererësua të amendohen disa rregulla për transferimin e këtyre lejeve, kjo ka ardhur si rrjedhojë e identifikimit të një sërë abuzimesh në kundërshtim me ligjin. Pra, për të fortifikuar këtë proces, dhe për t’i dhënë seriozitet sektorit minerar, ne dëshirojmë që këtij sektori t’i kthehet dinjiteti.

Do të dëshiroja të ndaja me ju dhe një projekt-vendim tjetër të rëndësishëm që është ai që i hap rrugë miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në Janar  kjo kontratë, u anullua për shkak se ajo hapësirë fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. I jemi kthyer kësaj kontrate dhe pas një vendimi gjyqësor. Shteti nuk investon mbi këtë kontratë, ky aks do të investohet tërësisht mbi parimin e koncesionit. Kjo është një pjesë nga segmentet më të rëndësishme të “Korridorit Blu” dhe ne synojmë t’i hapim gjitha lotetet brenda vitit 2022.

Po ashtu, Balluku tha se qeveria shqiptare do të bëjë çmos që të mbrojë familjarët nga çmimi i energjisë teksa shtoi se ka familje që konsumojnë mbi 5 mijë kw harxhime për të cilat tha se eenrgjia do të paguhet me një çmim më të lartë.

Belinda Balluku: Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit të lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi bërë një analizë të thelluar, do ta vazhdojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjar, por nëse fasha deri në 700 apo 800 janë duke u bërë analizat e fundit. Kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kw harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike”, u shpreh Balluku.