zoom

Slider

Chelsea përmbys Dortmundin dhe avancon në çerekfinale, kualifikohet edhe Benfica

Chelsea avancon në çerekfinale të Champions League, pasi mposhti Dortmundin 2-0 në Stamford Bridge, duke përmbysur disfatën 0-1 në ndeshjen e parë.

Në Londër, skuadra e Potterit luajti një pjesë të parë agresive plot me raste duke përfshirë një shtyllë dhe golin e anuluar të Havertz.

Megjithatë blutë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 43-të me Sterling.

Në fillim të pjesës së dytë, Havertz dyfishoi shifrat nga penalltia, fillimisht gaboi, por u përsëritur nga VAR dhe më gjermani e realizoi.

Në sezonin më të keq në vite, Chelsea u kthye në tetë skuadrat më të mira në Evropë.

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, blutë mundën të hidhnin zemrën përtej mungesave të rëndësishme, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që patën me Sterling dhe Havertz, duke vuajtur aq sa duhet.

Për Dortmundin, dominues në Bundesligë në vitin 2023 që ndan kreun me Bayernin, humbja 0-2 në Londër është një dush i ftohtë.

Në ndeshjen tjetër Benfica, fitoi 5-1 me Club Brugge në Portugali dhe kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 7-1. /zoom.al/