zoom

Lajme

Champions/ Sot caktohen dy gjysëmfinalistët e parë, Barcelona dhe PSG një hap larg kualifikimit

Champions/ Sot caktohen dy gjysëmfinalistët e parë, Barcelona dhe PSG një hap larg kualifikimit

Champions League rikthehet sonte në orën 21:00 me dy duelet e kthimit për çerekfinalet.

Pas një goleade që thuajse i kualifikoi që në aktin e parë, Barcelona e pandalshme udhëton drejt Dortmundit, për të sfiduar në shtëpi gjermanët në dizavantazh dhe për të finalizuar një rrugëtim spektakolar.

PSG-ja me një epërsi bindëse dhe më të motivuar se kurrë, luajnë në aktin e dytë dhe vendimtar me Aston Vilën në shtëpinë e tyre, me një mision të qartë, kualifikimin për në gjysmëfinale./ Zoom.al