zoom

Sport

Champions League për femra/ Vllaznia pjesë e Grupit 2, ja me kë përballet në gjysmëfinale

Ekipi i futbollit të Vllaznisë së vajzave njohu këtë të premte emrat e tre ekipeve rivale të raundit të parë të Champions League për këtë edicion.

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA, në Nyon të Zvicrës, i vendosi shkodranet në grupin 2, së bashku me WFC Lanchkhuti e Gjeorgjisë, SKN St. Pölten e Austrisë dhe Neftçi PFC e Azerbajxhanit.

Në gjysmëfinale, Vllaznia e vajzave do të përballet me WFC Lanchkhuti, ndërsa ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes St. Polten dhe Neftçi PFC. Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë.

Ndeshjet gjysmëfinale të grupit do të luhen më datë 4 shtator, ndërsa dy finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë do të luhen më datë 7 shtator. Mbetet për t’u përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen katër ndeshjet e këtij grupi. /ZOOM.AL/