Aplikacion
“NDODHI”, kanë qenë fjalët e vetme të 38-vjeçarit përpara hetuesve, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit, përveç xhupit të gjetur të të miturit që çoi hetuesit në gjetjen edhe trupit të të miturit, janë gjetur edhe disa lodra.
Nuk dihet nëse ato kanë qenë të Mateos apo lodra që janë gjetur rastësisht në banesën e Çalamanit. Ndërkohë që në ditët në vijim pas qetësimit të situatës pritet që në pyetje të merren edhe familjarët e të voglit.
Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 të së martës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij.
Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, çka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.
I mituri është goditur barbarisht 2 herë me kazmë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister; çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8 vjeç.