zoom

Bota

Çfarë përmban libri i errët i Jeffrey Epstein dhe kush janë 150 emrat VIP në ditarin sekret

Çfarë përmban libri i errët i Jeffrey Epstein dhe kush janë 150 emrat VIP në ditarin sekret

Qindra faqe dokumentesh nga gjyqi i trafikantit seksual Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019, janë publikuar në SHBA.

Dokumentet që përmbajnë më shumë se 150 emra, përfshijnë disa nga viktimat e Epstein dhe figura të njohura që lidheshin me milionerin dhe që kishin vizituar ishullin e tij privat.

Emrat u mbajtën sekret për vite me radhë derisa një gjykatës vendosi se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për të vazhduar mbajtjen e tyre nën vulë.

Këta emra të profilit të lartë përfshijnë, ndër të tjera, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Donald Trump dhe Princin Andrew, si dhe dhjetëra emra të tjerë të njohur.

Dokumentet janë pjesë e padisë për shpifje kundër sociologes britanike dhe të besuarit të Epstein Ghislaine Maxwell nga Virginia Roberts Giuffre, e cila tha se ishte viktimë e trafikimit dhe abuzimit seksual.

Maxwell po vuan një dënim me 20 vjet burg për rekrutimin e vajzave adoleshente që abuzoheshin seksualisht nga Epstein.

Dokumentet ligjore përfshijnë një pretendim të raportuar më parë për ngacmim nga Princi Andrew, të cilin ai e ka mohuar. Ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald Trump u përmendën gjithashtu në deponimet nga Maxwell dhe një nga vajzat që ajo punësoi për Epstein, por nuk përfshiheshin akuza për keq bërje. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura