zoom

Politikë

Çfarë ndodhi, pse u dorëhoq ministrja e Ramës pak orë pasi prezantoi arritjet?

Edona Bilali ishte një nga prurjet e reja në kampin socialist, e cila në zgjedhjet e shkuara parlamentare u zgjodh deputete në Qarkun e Shkodrës.

Ajo, ndonëse një emër i panjohur në radhët e socialistëve, do të katapultohej në qeveri me një post pa portofol, duke drejtuar Ministrinë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, që më parë drejtohej nga Eduart Shalsi.

Pas gati dy vitesh në këtë pozicion ajo dha sot dorëheqjen, vetëm pak orë pasi kishte prezantuar edhe arritjet e qeverisë së saj.

Në letrën e publikuar tashmë në media, ajo nuk jep asnjë arsye të qenësishme, përvecc atyre personaleve.

Por në fakt Bilali, ndonëse mbante një post pa ndonjë buxhet të madh, shpesh u bë objekt i skandaleve me veprimet dhe sjelljet e saja si minister.

Pak muaj më parë ajo do të zinte vëmendjen e medias teksa ndërhynte për të emëruar një njeriun e saj në postin e drejtorit të Teatrit të Shkodrës.

Ndërkohë që disa javë më parë një nga emission et investigative në vend publikoi një tjetër skandal që kishte lidhje me shpërndarjen e fondeve për “Start-up-et”.