zoom

Bota

Çfarë ndodhi? Instagram, WhatsApp dhe Messenger bien për disa minuta

Platformat e Facebook, Instagram, Whatsapp dhe Messenger, ranë për disa minuta mbrëmjen e sotme dhe përdoruesit vunë re menjëherë problemet. Ky problem zgjati për më shumë se 30 minuta dhe aktualisht aplikacionet i janë rikthyer normalitetit.

Në Instagram nuk mund të shihej asnjë postim dhe në Whatsapp e Messenger nuk dërgoheshin mesazhet. Rreth 78 përqind e përdoruesve raportuan se kishin probleme me faqen e parë të Facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar thanë se nuk përdornin dot Whatsapp. Arsyet e bllokimit janë ende të paqarta, teksa Instagram raportoi se kishte një gabim në server. Raportimet për problemet e aplikacioneve ndryshonin nga njëri tek tjetri. Disa përdorues të Android mund të dërgonin mesazhe në Messenger, ndërsa të tjerë e kishin të pamundur. Gjithashtu në Instagram shkruhej “5xx Server Error”, teksa në Whatsapp shfaqej shenja e orës, që do të thotë se mesazhet nuk mund të dërgoheshin.

Nga ky problem u prekën shumë vende në botë, si SHBA-të, Spanja, Arabia, Japonia, Rusia, përfshirë edhe Shqipërinë. Meqenëse më shumë se 2 miliardë njerëz hyjnë çdo ditë në aplikacionet, që janë në pronësi të Facebook, edhe ndërprerjet e shkurtra mund të godasin shumë shpejt një numër të madh përdoruesish në mbarë botën.