Aplikacion
Teoritë dhe parashikimet e Bill Gates për gjithçka, nga pandemia COVID-19 tek shfaqja e inteligjencës artificiale dhe se si ajo do të ndikojë në tregun e punës, janë bërë të njohura vitet e fundit.
Në parashikimin e tij të fundit, megjithatë, ai i bën thirrje publikut të përgatitet, pasi kjo është diçka që mund të “vrasë” miliona njerëz.
E ardhmja, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, do të jetë në lidhje me përshtatjen e AI në jetën e përditshme.
Ndërsa në teoritë e tij të mëparshme ai tregoi se si do të ndikonte në tregun e punës.
Por në deklaratën e tij të fundit ka paralajmëruar për mënyrat se si qeveritë mund ta shfrytëzojnë këtë teknologji.
Miliarderi është veçanërisht i shqetësuar se AI mund të jetë “shtytja përfundimtare” për të rikrijuar një katastrofë bërthamore në shkallën e atyre që goditën Hiroshimën dhe Nagasakin në 1945.
“Ekziston një rrezik në një nivel global: një garë armatimi ku AI mund të përdoret për të hartuar dhe nisur sulme kibernetike kundër vendeve të tjera,” thotë ai në blogun e tij personal, Gates Notes.
Ai është gjithashtu vigjilent ndaj mundësisë që një vend të zhvillojë një sistem armësh bërthamore duke përfituar nga inteligjenca artificiale.