Aplikacion
Pas largimit të qytetarëve, ajo që mbeti para bashkisë, janë pankartat e lëna në degët e pemëve nga qytetarët, por edhe mure të lyera me vezë e shkallë të mbushura me mollë e ullinj.
“Dardha pas shpinës së Edit, Fiq pas shpinës së Erit”, “Projektet 3D, propaganda 4D, vjedhjet 5D”, “Redi Molla hëngri fiqtë”, shkruhej në disa prej tyre.
Ndërkohë në derën hyrëse të bashkisë, kanë mbetur edhe mollët dhe vezët e hedhura nga qytetarët në drejtim të institucionit. /ZOOM.AL/