Aplikacion
Ky vit ka sjellë një dukuri të veçantë astronomike: katër “Hëna të Zeza” brenda një sezoni.
Pas asaj të parë më 25 qershor dhe të dytës më 24 korrik, nata e 23 gushtit do të shënojë shfaqjen e tretë, ndërsa e katërta dhe e fundit do të ndodhë më 21 shtator. Ky ritëm i shpeshtë vjen pasi muaji sinodik i Hënës zgjat rreth 29.5 ditë, duke bërë që këtë verë fenomeni të përsëritet disa herë.
“Hëna e Zezë” është një fazë e veçantë e ciklit hënor, që përkon me Hënën e Re të tretë brenda një stine. Ndryshe nga Hëna e Plotë, ajo mbetet e padukshme për syrin e lirë, pasi disku i saj ndodhet mes Tokës dhe Diellit, duke mos reflektuar dritë. Për këtë arsye, nuk është e mundur të shihet drejtpërdrejt, përveçse kur ndodh një eklips diellor.
Megjithatë, rëndësia e saj nuk lidhet me pamjen, por me faktin se është një dukuri e rrallë, që nuk do të përsëritet më deri në vitin 2027. Prandaj, edhe pse nuk do të shohim ndryshime spektakolare në qiell, gushti sjell një moment unik për kalendarin astronomik./Zoom.al