zoom

Lajme

“Burrin e dua verior, më pëlqen xhelozia e tyre” – Habit modelja korçare: Seksi me jugorët…

Modelja korçare, Erika, e cila është pjesë e formatit “Për’Puthen”, renditi cilësitë që duhet të ketë partneri i saj.

Ajo tha në “Top Channel” se i dashuri i saj duhet të jetë verior sepse i pëlqejnë ata djem që janë pak xhelozë, toksikë dhe romantikë në të njëjtën kohë.

Lidhur me djemtë nga jugu, Erika shtoi se ata i ngjajnë si kushërinjtë e saj kur flasin dhe nuk do e mendonte dot seksin me ta.

Biseda mes Erikës dhe Ronaldo Sharkës:

Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.

Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.

Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.

Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.

Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?

Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.