Aplikacion
Këngëtarja është mjaft aktive në Instagram e sot ndau me ndjekësit e saj dy foto të vetes, në të cilat shfaqej mjaft atraktive. Ajo i kishte kapur flokët pas, balluket i kishte bërë me onde dhe kishte bërë gjithashtu make up professional, që i theksonte çdo tipar të fytyrës.
“Mirëmëngjes”, shkroi artistja krahas fotove, në të cilat shfaqet duke buzëqeshur.
Por mes komenteve të shumta pozitive nga ndjekësit, që e komplimentonin për look-un, Xhensila mori edhe kritika. Njëri prej tyre i ka shkruar bukuroshes zeshkane: “Sado silikon dhe botox të bësh, përsëri moshën nuk e zvogëlon. Respekt për kulturën dhe sjelljen, por jo për bukuri artificiale”.
Xhensila ka zgjedhur të mos reagojë dhe nuk i ka kthyer një përgjigje ndjekësit. Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të Shqipërisë, ku ëhstë mirëpritur nga fansat e shumtë.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike