zoom

Ide & Blog

Bujqësia në ditë të zeza: Qeverisë po i mbarojnë dhe të paaftët

Nga Irena Beqiraj

Bujqësia ne pikiatë edhe një histori e vjetër kryetarësh!

Studimet e Bankes Botërore thone se rritja e produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektive në uljen e varfërisë sesa rritja nga sektorët e tjerë. Ndërkohë grafiku i Monitor tregon se në 2023 bujqësia është në pikën e saj më të ulët që prej 1997.

Si arritëm këtu?

Teksa po mundohesha të analizoja dështimin e 3 qeverive më reformatore që ka pasur ky shtet që prej formimit të tij ( Rama 1, Rama 2, Rama 3) mu kujtua një histori e vjetër!

Për Mosrealizimin e Planit në një kooperativë shkarkojnë një kryetar të vjetër e me eksperiencë duke e zëvendësuar me një djalë të ri pa eksperiencë.
Kryetari I vjetër pasi I dorëzoi detyrën thotë djaloshit:
Në sirtarin e parë kam lënë 3 letra , me numrat 1 2 edhe 3. Ke disa këshilla të vlefshme që do të të hyn në punë kur të të thërrasin në Komitet. Hapi sipas radhës.
Kalojnë 3 muajt e parë , punët nuk po ecnin kryetarin e ri e thërrasin në komitet. I mbytur nga ankthi ju kujtua porosia e ish kryetarit ! Hapi zarfin me nr1 edhe lexoi : Mi hidh të gjitha fajet mua! I qetë kofident raportoi që po bënte të pamundurën por ish kryetari I kishte djallosur të gjitha.
Kur erdhi rradha e raportimit të dytë , qetësisht shkoi tek tavolina edhe hapi nr2. Aty shkruhej :Vazhdo më fajso mua , por bëj edhe ndonjë autokritikë sado të vogël!

Edhe kësaj rradhe e bindi komitetin se punët ishin në duar të sigurta edhe se djali e kishte situatën nën kontroll.
Punët nuk po ecnin , raportimi I tretë erdhi edhe më shpejt ! Kryetari para se të nisej , I duhej këshilla e kryetarit të vjetër edhe hap zarfin me numrin 3! Nuk kishte përtuar ish kryetari të shkruante pak më gjatë kësaj here: Tani je i vetëm , ti edhe rezultatet e tua. Fajet e mia nuk e mbulojnë dot më paaftësinë tënde!

Fajin padyshim na e ka Saliu , por rezultatet e 10 viteve po tregojnë që kësaj qeverie po i mbarojnë edhe të paaftët!