zoom

Bota

Britania e Madhe ashpërson ligjin për emigrantët: Duhet të mbrojmë shërbimet publike

Britania e Madhe do të ndërmarrë masa të tjera më të ashpra për të mbajtur nën kontroll valën e emigrantëve.

Ministrja e Brendshme, Suela Braverman tha në një deklaratë për mediat britanike se çdo studenti të huaj nuk do t’I lejohet të tërheqë në Britaninë e Madhe pas një periudhe familjarët, siç ka ndodhur deri më sot.

“Ne kemi parë një rritje të paprecedentë në numrin e anëtarëve të familjeve të studentëve që hyjnë në vend me viza. Kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë që të na lejojë që të mbrojmë më mirë shërbimet tona publike, duke mbështetur ekonominë tonë”, deklaroi ajo.

Sipas ligjit aktual, studentët e huaj që shkojnë për studime në Britaninë e Madhe munden që pas një periudhe minimalisht 9 muaj, mund të tërheqin edhe partnerët ose anëtarë të tjerë të familjes.

Por sipas qeverisë, falë kësaj lehtësie numri i këtyre anëtarëve të familjes së studentëve është rritur tetëfish që nga viti 2019, duke arritur në 136,000 vitin e kaluar.

Për këtë arsye në ligj do të bëhen ndryshime, që do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2024.