zoom

Aktualitet

Breshëri plumbash djalit të pronarit të hotel “Voloreka”, ky është i riu i plagosur

POGRADEC- Johan Muçollari ka rënë pre e një atentati ditën e sotme.

I riu është djali i Jetmir Muçollarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.

Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 12 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

“Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /zoom.al