zoom

Lajme

Borxhet fundosin këngëtarin e njohur, 45 mln euro detyrime prej bixhozit

Ai është një prej këngëtarëve më të njohur, këngët e të cilit i dinë të gjithë, por pak e njohin periudhën e errët nëpër të cilën po kalon.

Fjala është për këngëtarin me famë botërore, Bruno Mars dhe vesin e tij për të luajtur bixhoz.

Për shkak të këtij vesi, ai aktualisht ka 45 milionë euro detyrime të pashlyera ndaj një kazinoje në Las Vegas.

Raportet e fundit kanë hedhur dritë mbi borxhin e konsiderueshëm që artisti i njohur i ka kazinosë “MGM Grand Casino”.

Kjo shifër është e akumuluar që nga viti 2016. Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të pasionit për lojërat e fatit, ylli i muzikës pritet të kthejë më shumë para se sa ka fituar.

“News Nation” shkruan se borxhi është thuajse i barabartë me vlerën e rezidencës së Bruno Mars në Mar-a-Lago.

Në një sërë intervistash në të kaluarën këngëtari nuk e ka fshehur pasionin e tij për lojërat e fatit, veçanërisht pokerin. Ai ka rrëfyer se kishte filluar të luante që në moshën 19-vjeçare kur ishte ende i panjohur në botën e muzikës. Por pak e dinin se ai ishte zhytur në borxhe prej këtij pasioni.