zoom

Të gjitha

Borrell i ashpër me Kurtin: Pranoni marrëveshjen e Asosacionit

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjatë konferencës me Kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që burojnë nga ky proces, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Jam demokrat dhe nuk jam këtu për të shërbyer për ndonjë politikan. Dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur çështjet e hapura. Nuk pajtohem me ju kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur implementimin e marrëveshjes për asociacionin e cila është lidhur nga përfaqësuesit e të dyja palëve”, është shprehur Borrell.

“Më vjen keq kryeministër, por duhet të ju kërkoj që vazhdimit ta implementoni këtë marrëveshje marrëveshjeve”, tha zyrtari i lartë duke u shprehur se në këtë lojë bën vetëm ndërmjetësin dhe se duhet të bisedojnë dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë.

Borrell shtoi se po i masin përparimet e Kosovës, ndërsa tha se MSA-ja mbetet themeli dhe udhëzuesi i Kosovës drejt shtegut evropian.

“Të kënaqur që mbajtëm këtë takim për Stabilizim-Asociim. E shoh z.kryeministër mjaft shpesh. Jo aq shpesh sa do të doja, por flasim edhe në telefon. Gjithsesi, në këtë takim bashkë me komisionerin Varhelyi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po masim përparimet që janë bërë sepse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, është udhëzuesi juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”, tha Borrell.

Ai theksoi se kërkojnë që Qeveria e Kosovës të fokusohet te sundimi i ligjit, te populli, ndërsa tha se duan më shumë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sigurisht, ne nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja dhe për këtë e mirëpresim Z. Kurti dhe qeverinë e tij që ta vënë një fokus të theksuar te sundimi i ligjit, tek ekonomia, që të fokusohet te populli i Kosovës. Ne mbesim të vendosur që të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duam të shohim më shumë progres në këtë drejtim”, u shpreh kryediplomati evropian.

Borrell tha se e kanë inkurajuar Kosovën që të fokusohet në dialogun me Serbinë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë drejtim.

“E kemi inkurajuar Kosovën që të vazhdojë në këtë rrugë dhe ta mbajë fokusin në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.

“Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim sepse status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjërën palë”, deklaroi ai.