zoom

Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendosi këtë të shtunë të rrisë sërish çmimin e naftës dhe të benzinës në tregun vendas.

Nga 202 lekë/litër, nafta do të kushtojë 206 lekë/litër, pra 4 lekë më shumë.

Ndërsa çmimi i benzinës ka ndryshuar nga 176 lekë/litër në 181 lekë/litër. Pra, qytetarët do të paguajnë 5 lekë më shumë për litër, kur të furnizojnë mjetet e tyre.

Çmimet e reja do të jenë në fuqi prej orës 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Rritja e çmimit të karburanteve ka ardhur pas ndryshimit të çmimkt që nafta ka pësuar edhe në tregjet e huaja, ku Brenti nga 100 dollarë/fuçi, ka arritur në 106 dollarë/fuçi./ Zoom.al