zoom

Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur ulje të çmimeve të karburanteve në vend, në mbledhjen e datës 7 maj 2026.

Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë të naftës është caktuar në jo më shumë se 196 lekë për litër, nga 206 lekë për litër që ishte më parë, duke shënuar një ulje prej 10 lekësh për litër. Në tregun me shumicë, gazoili është ulur në 184 lekë për litër, nga 194 lekë për litër.

Edhe benzina ka pësuar ulje. Çmimi i shitjes me pakicë është vendosur në 180 lekë për litër, nga 184 lekë për litër më parë, duke reflektuar një ulje prej 4 lekësh për litër. Në shumicë, benzina është caktuar në 168 lekë për litër, nga 172 lekë për litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot në orën 12:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.