zoom

Aktualitet

Bora vesh malësinë e Shkodrës, reshje prej mëngjesit në Theth dhe Bogë

Parashikimi për acar dhe reshje bore duket se u realizua më parë në veri-perëndim të vendit. Reshjet e para të borës në Shkodër kanë nisur.

Paraditen e kësaj të shtune, aksi rrugor Bogë-Theth është “veshur’ nga dëbora, që nisi prej orëve të para të mëngjesit dhe temperaturat shkojnë deri në zero gradë Celcius.

Mësohet se për shkak të fillimit të reshjeve të dëborës, firma kontraktuese në terren në Qafë-Thorë për mirëmbajtjen e rrugës, janë vënë në dispozicion për pastrimin e aksit. Deri tani raportohet se rruga është e kalueshme pa probleme, por vetëm intensiteti i reshjeve do përcaktojë problematikat e infrastrukturës. /ZOOM.AL/