zoom

Ide & Blog

Boll komentuat IBAR-in, mijëra qytetarëve u helmohet shëndeti nga ajri i qelbur!

Boll komentuat IBAR-in, mijëra qytetarëve u helmohet shëndeti nga ajri i qelbur!

Nga Petrit Vasili

Qytetaret degjojne mijra komente per IBAR-in dhe gjë a gjëzēn u miratua apo nuk u miratua IBAR.

Miq, mijra njerez qe nga me te miturit e deri te moshuarit thithin ajer te ndotur me lloj lendesh toksike dhe pluhura.

Sipas të dhënave të fundit nga platforma globale e monitorimit IQAir, Tirana mbytet nga grimcat PM2.5, PM10 dhe dioksidi i azotit.

Ka edhe mjaft toksikantë te tjere, qe nuk identifikohen, qe te kombinuar me zhurmat e tmerrshmedhe trafikun e frikshem perbejne nje perzierje super negative faktoresh armiq te jetes dhe shendetit.

Kjo shpjegon edhe pse mijra qytetare shkojne ne klinika e spitale dhe diagnostikohen krejt papritmas me semundje shume serioze, qe as nuk e mendonin se mund ti kishin.

Vrasesi i perditshem eshte ajri dhe aq me shume per moshat feminore, qe po perballen me semundshmeri te shtuardhe te renda.

Askush nga qeveria nuk ve ujin ne zjarr per kete pandemi te heshtur.

Qeveria kerkon te shese IBAR-in ne vend qe te ule ndotjen, ku fajtorja e vetme eshte ajo vete per lejet e ndertimit pa fund, qe kane kthyer Tiranen ne geto kullash si dhe per trafikun, qe eshte shkaktuar nga infrastruktura pa plan dhe asfiksuese qe u sherben kullave, por vret shendetin.

Shqiptaret duhet ta kuptojne dhe te luftojne per shendetin e jeten e tyre si te mirat me themelore te njeriut.

Keto lajme per ndotjen e frikshme te qyteteve tona qytetaret duhet ti lexojne e rilexojne se kane te bejne vetem me ta, pa se kaloi apo nuk kaloi IBAR-i kete le ta lexojne edhe me vone se nuk u be qameti dhe se nuk humbasin ndonje gje te madhe.