Aplikacion
Barometri i Ballkanit, në anketën me bizneset, vërejti se 7% e tyre në Shqipëri kanë pohuar se kanë kryer pagesa korruptive për të ndryshuar legjislacionin në favor të tyre.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nivel më të lartë të korrupsionit për ndikimin ligjor me nga 13% secila.
Nga ana tjetër, Kosova paraqitet si vendi me nivelin më të ulët në rajon të kapjes ligjore, pasi vetëm 1% e bizneseve pohojnë se kryejnë këtë formë të korrupsionit. Gjithashtu nivele kishin më të ulëta kishin edhe Bosnja dhe Mali i Zi, ku 3% të bizneseve pohojnë se paguajnë për të bërë ligje dhe rregulla në shërbim të tyre.
Nga të dhënat e brendshme në Shqipëri është mjaft i përhapur fakti i ndërhyrjeve të bizneseve në procesin e prokurimeve për të formuluar rregulla specifike që përjashtojnë pjesëmarrësit e tjerë.
Por në Shqipëri kapja e shtetit nëpërmjet ligjeve është një fenomen që tashmë njihet.
Në Kuvend ka gjithmonë nisma të veçuara që kërkojnë lehtësime fiskale që u shërbejnë një grupi kompanish.
Rezultatet e Barometrit të Ballkanit tregojnë se kapja e shtetit nëpërmjet ligjit është zakonshme për bizneset në Shqipëri, pasi në vitin e fundit 7 për qind e bizneseve të anketuara kanë pranuar këto lloj pagesash.
Një raport i Transparency International, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim – (IDM) që përfshinte shqyrtime nga 2008 -2020, evidentoi se rastet e shqyrtuara të korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri japin përshtypjen se ka një lidhje të fortë ndërmjet zyrtarëve publikë, sektorit privat dhe gjyqësorit, e cila është rritur në mënyrë të vazhdueshme duke shfrytëzuar pronën publike dhe sigurimin e të mirave publike.
Ndërkohë që politikanët, kryesisht në qeverinë qendrore, por edhe në qeverisjen vendore – bashkëpunojnë me sektorin privat për të shfrytëzuar e burimet e vendit, gjyqësori i korruptuar siguron pandëshkueshmëri për këto veprimtari dhe i zgjat skemat fitimprurëse korruptive.
Rastet e vitit të fundit nën hetim nga SPAK tregojnë se si një seri zyrtarësh në rastin e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi, dosja 5D fabrikonin rregulla në mënyrë të organizuar për përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet buxhetore./Monitor
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore