zoom

Ekonomi

Bitcoin vendos rekord të ri, arrin në 93 mijë dollarë

Bitcoin vendos rekord të ri, arrin në 93 mijë dollarë

Bitcoin ka kapur vlerën historike të 93 mijë dollarëve këtë të mërkurë, duke vazhduar me suksesin post-zgjedhje.

Në 24 orë, kriptomonedha u rrit me më shumë se 3% dhe për pak orë qëndroi në çmimin e 93.4 mijë dollarëve.

Investitorët po e projektojnë Bitcoin si një mburojë ndaj një inflacioni në rritje.
Edhe kriptomonedhat e tjera përjetuan një rritje, me Ethereum dhe Solanën që u ngjitën me 1%.

Dogecoin, një kriptomonedhë që u krijua si një “meme” nga biznesmeni Elon Musk po shijon gjithashtu ditë të mirë dhe është rritur me 3%./CNBC

Postime të lidhura