zoom

Bota

BILD: Putin me origjinë të largët gjenetike nga Kosova

BILD: Putin me origjinë të largët gjenetike nga Kosova

Një kompjuter i hakeruar ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë rreth presidentit rus, Vladimir Putin, i cili me sa duket, origjinën e largët e paska nga Kosova.

Kështu shkruan e përditshmja gjermane BILD, të cilës i kanë rënë në dorë të dhënat e identitetit gjenetik të një kushëriri të afërt të Vladimir Putin, prej kompjuterit të të cilit ishin hakeruar shumë dokumente.

Nga frika se dikush mund të zbulojë prejardhjen e tij gjenetike dhe “dobësitë” e mundshme, Vladimir Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e mysafirëve të tij. Ai përdor vetëm filxhanë dhe gota që i sjell vetë dhe i mbledh pas përdorimit. Madje, që nga viti 2017, ai dyshohet se ka punësuar agjentë që gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit mbledhin jashtëqitjet e tij dhe i kthejnë në Rusi për t’i asgjësuar, në mënyrë që askush të mos analizojë ADN-në e tij.

Por të gjitha këto tashmë kanë rënë dhe ADN-ja e Putinit është zbuluar!

Hakerët, me porosi të një institucioni shtetëror, janë futur në kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit rus. Rezultatet e këtij zbulimi i janë dorëzuar gazetës “BILD“. Vladimir Putin dhe Mikhail Putin ndajnë një lidhje të drejtpërdrejtë gjenetike. Gjyshërit e Putinit janë stërgjyshërit e Mikhailit, që do të thotë se ata kanë një përputhje gjenetike prej 6,25 %. Për më tepër, të dy ndajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, pasi kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore. Ashtu si shumica e anëtarëve të familjes Putin, Mikhail Putin ka një punë të rëndësishme dhe të mirëpaguar në kompaninë shtetërore Gazprom, ashtu si edhe djali i tij. Por ajo që bënë hakerët ishte vërtet befasuese: ata zbuluan se nipi i dytë i Putinit kishte bërë një test gjenetik në dhjetor 2022 në kompaninë ruse “Genotek”, rezultatet e të cilit i mori në shkurt 2023.

Testi gjenetik i Mikhail Putinit zbuloi se Vladimir Putin dhe të gjithë meshkujt e familjes së tij i përkasin haplogrupit të rrallë E-V13, që është i pazakontë në Rusi. Ky grup gjenetik ka origjinën në Kosovën e sotme, ku 30 % e popullsisë e posedon atë. Në të gjithë Ballkanin, kjo përqindje është rreth 15 %, ndërsa në Rusi më pak se 5 %. Por ky gjen ka edhe disa pasoja për mbartësit e tij, përfshirë Vladimir dhe Mikhail Putin. Një nga rreziqet kryesore është një predispozitë më e lartë për kancer të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka treguar një lidhje midis kësaj sëmundjeje dhe gjenomit të Putinit. Gjithashtu, sipas hakerëve, Mikhail Putin është veçanërisht i prirur ndaj paranojës, por nuk dihet nëse kjo vlen edhe për xhaxhain e tij, Vladimir Putinin.

Një detaj tjetër befasues është se sipas një raportimi të “Daily Mail” në vitin 2010, edhe Adolf Hitler ishte pjesë e haplogrupit të rrallë E-V13 (i njohur gjithashtu si E1b1b).

A është ky shkaku i sekretit të madh të Putinit?

Fati i keq për të është se nipi i tij i dytë, jo vetëm që u përpoq të mësonte më shumë për prejardhjen e tij gjenetike, por edhe nuk ishte shumë kreativ në zgjedhjen e fjalëkalimit për llogarinë e tij në “Genotek”, duke lehtësuar punën e hakerëve.

Postime të lidhura