Aplikacion
Bilanc lufte në Meksikë, pas përplasjeve të dhunshme të 24 orëve të fundit, mes forcave të sigurisë dhe anëtarëve të karteleve të drogës.
Ministri i Sigurisë së vendit njoftoi në një konferencë për shtyp se të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe një roje sigurie vdiqën në sulmet e karteleve, pas kapjes dhe vrasjes së shefit famëkeq të kartelit të Haliskos, Nemesio Oseguera.
Nga ana tjetër, të paktën 30 anëtarë të kartelit mbetën gjithashtu të vdekur, si dhe një kalimtar i rastit. Të paktën 70 persona u arrestuan në shtatë shtete.
Trazirat shpërthyen në vend pas vrasjes, të dielën, të kreut të pamëshirshëm të Kartelit të Gjeneratës së re, të Hakiskos i njohur ndryshe si El Mencho.
Ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Ricardo Trevilla, tha se informacioni që çoi në kapjen e Osegueras erdhi nga një partner romantik i bosit të krimit.
SHBA-të kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çoi në arrestimin e tij dhe mbështetje të inteligjencës për operacionin.
Vdekja e tij ka shkaktuar një valë dhune në të gjithë Meksikën ndërsa operativët e kartelit bllokuan rrugët, dogjën makina dhe ndërmorën sulme hakmarrëse.
Këto pamje tregojnë qytetin bregdetar të Puerto, ku u kap El Mencho, ku shtëllunga të dendura tymi mbuluan çdo cep të horizontit.
Ky filmim tregon kaosin që përfshiu aeroportin e Haliskos, që shquhet si qytet resortesh turistike, pasi u sulmua nga pjesëtarët e kartelit të drogës.
Presidentja Claudia Sheinbaum ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka mobilizuar mijëra trupa shtesë.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, kanë udhëzuar qytetarët amerikanë në meksikë të strehoheshin dhe të shmangnin lëvizjet e panevojshme.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës