zoom

Slider

Bie nga kati i 5-të i banesës! Vdes ish-anëtarja e partisë së presidentit Thaçi

Sot në orët e para të mëngjesit është gjetur pa shenja jete një shtetase në Gjilan, e cila është ish-asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rrugën “Raif Halimi”, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat është parë trupi i pajetë i një gruaje, i cili më pas u identifikua nga familjarët.

Hashani shtoi se dyshimet fillestare janë se Nuhiu ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

“Në vendngjarje ka mbërritur ndihma e parë, por me pas u konstatua e vdekur nga mjeket. Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurori i shtetit për ‘Krime të Rënda’, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihen.Hashani pohoi se rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke u udhëhequr nga Policia e Kosovës.