zoom

Bota

Biden paraqet propozimin e ri për fundin e luftës në Gaza: Ofertë që s’mund ta refuzojnë

Një propozim izraelit për armëpushim, iu është shpallur botës nga president amerikan. Joe Biden ka vendosur një marrëveshje armëpushimi që përmban tre faza dhe që do të çonte, sipas fjalëve të tij, në “një ndërprerje të armiqësive, përgjithmonë”.

Në fjalët e tij, Biden pranoi se do të kishte disa në Izrael që nuk do të ishin të kënaqur me propozimin, duke përfshirë disa në koalicionin qeverisës, por ai i kërkoi udhëheqjes së vendit të “qëndronte pas” tij.

Ai gjithashtu iu drejtua drejtpërdrejt popullit të Izraelit, duke thënë se “nuk mund ta humbim këtë moment”.

Deri më tani, kryeministri izraelit ka refuzuar të pranojë çdo propozim që binte dakord për përfundimin e luftës. Partnerët e tij të koalicionit të ekstremit të djathtë kanë kërcënuar gjithashtu se do të largohen, dhe kështu do të rrëzojnë qeverinë, nëse Netanyahu pranon një armëpushim të përhershëm.

Nga ana e tij, Hamasi ka refuzuar të lirojë pengjet izraelite, në këmbim të një armëpushimi dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, përveç nëse një marrëveshje e tillë do të çonte në “një periudhë të qëndrueshme qetësie”.

Megjithatë, Hamasi dje u duk se hodhi poshtë ofertën izraelite që iu paraqit nga ndërmjetësit e Katarit.

Mbrëmjen e sotme, një zyrtar palestinez i njohur me negociatat, i cili ka parë propozimin e ri izraelit, tha se dokumenti nuk përfshin garanci se lufta do të përfundojë dhe as që trupat izraelite do të tërhiqen plotësisht nga Gaza.

Përfundimi i luftës në Gaza: Propozim me tre faza

FAZA E PARË

  • Ai do të fillonte me një armëpushim gjashtë-javor , gjatë të cilit IDF do të tërhiqej nga zonat e populluara të Gazës
  • Hamasi do të lironte “një numër” pengjesh – duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur – në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Disa mbetje të pengjeve të vdekur izraelitë do t’u kthehen familjeve të tyre
  • Civilët palestinezë do të kthehen në shtëpitë e tyre në të gjitha zonat e Gazës
  • Ndihma humanitare do të “rritej”, me 600 kamionë në ditë që do të hynin në brez dhe qindra mijëra banesa të përkohshme të dërguara nga komuniteti ndërkombëtar

Gjatë kësaj periudhe gjashtë javore, negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA dhe Katari do të vazhdonin. Nëse ishte e suksesshme, pjesa tjetër e planit do të fillonte.

FAZA E DYTË

  • Lirimi i të gjithë pengjeve të mbetura të gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj
  • Tërheqja e plotë e forcave izraelite nga Gaza
  • Armëpushimi do të përmirësohej në “ndërprerjen e përhershme të armiqësive”

FAZA E TRETË

  • Çdo mbetje e fundit e pengjeve izraelite në Gaza do të kthehej
  • Do të nisë një “plan i madh rindërtimi” për Gazën, duke përfshirë ndihmën e SHBA dhe ndërkombëtare për rindërtimin e shtëpive, shkollave dhe spitaleve