zoom

Politikë

Berisha: Salillari e Rrok Gjoka, të përfshirë në manipulimin e votave. Balluku terrorizoi zonën

Në një komunikim për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi biznesmenët Pëllumb Salillari dhe Rrok Gjoka, si të përfshirë në manipulimin e votave të 14 majit.

Berisha denoncoi raste të shantazhit dhe kërcënimit ndaj qytetarëve, duke thënë se u vunë në funksion edhe bandat e rrezikshme, teksa u shpreh gjithashtu se Balluku ka terrorizuar Dibrën.

“Marrim rastin e blerjes së votës, SKAP-i thotë kjo lejohet në zgjedhje lokale sepse kështu ka thënë KQZ. A ka dhunim flagrant të ligjit se sa ky? Kushtetuta kurrë nuk mund të ndajë vlerën e votës për zgjedhje të përgjithshme apo për zgjedhje lokale. Të gjitha çështjet e dërguara janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë, ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit karteleve të drogës dhe bandave të tyre. Duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për Komision Hetimor Parlamentar për këtë farsë më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ne po përgatisim raportin, bota e krimit u vërsulet qendrave të votimit. Pati lirime nga burgu, u përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate, burgje që votonin 100% njësoj si në diktaturë. Në burgun e grave në Tiranë 45% e votave për hajdutin Veliaj. Ulsi Manja është një kriminel elektoral, ka përdorur administratën e burgjeve. Në krye të krimit qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë me blerje votash. Rrok Gjoka merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën, në takimet e saj, ajo ndante qendër votimi me biznes. Janë përdorur forma të ndryshme. Në Klos demokratët e kapën tjetrin në makinë që mbante para, policia e fshihte kriminelin elektoral. Në Librazhd ndihmat ushqimore ndaheshin haptas, liheshin në supermarkete nga ish-shoferi i Taulant Ballës. Bandat në qytetet e mëdha u hodhën në një sulm të egër, të gjitha në regjinë e Edi Ramës,”- deklaroi ndër të tjera Sali Berisha./ Zoom.al