zoom

Bota

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet në Koplik: Vendi është në monizëm

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë së Koplikut, Isa Ramaj për zgjedhjet e 14 majit.

Berisha është shprehur se sot pas 32 vitesh, ne përsëri jemi në një monizëm të plotë. Kësaj here ky monizëm nuk vjen nga doktrina marksiste-leliniste, por ky monizëm vjen nga një trinom, krimi, vjedhja, droga.

Ju dhe gjithë shqiptarët e dinë mirë se monizmat janë katastrofat më të rënda kombëtare. Në një monizëm që ne kaluam në 47 vite, përfunduam jo vetëm në njerëzit më të shtypur, më të persekutuar, por përfunduam në njerëzit më të varfër, në një nga tre kombet më të varfra të planetit.

Ne në 1992 të dashur miq, kishim të ardhura 204 dollarë për frymë në vit dhe krahasoheshim vetëm me popullin e Ugandës dhe Angolës. E gjithë ajo erdhi si pasojë e një monizmi barbar që na shndërroi në skllevër, që pasuritë, mundin, lumenjtë e djersës, i shndërroi në bunkerë, i shndërroi në burgje dhe tunele.

Por sot pas 32 vitesh, ne përsëri jemi në një monizëm të plotë. Kësaj here ky monizëm nuk vjen nga doktrina marksiste-leliniste, por ky monizëm vjen nga një trinom, krimi, vjedhja, droga.

Ky monizëm nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë siguri asnjë garanci. Ky monizëm ka krijuar në Shqipëri, kudo një pasiguri të plotë. Brenda 10 ditëve ju jeni dëshmitarë se si breshëri skuadrash të paguara pushkatimi. Se mos mendoni se banditët dalin vetë në pritë, nuk dalin tani, kanë para ata dhe paguajnë këto skuadrat e vrasësve, kanë marrë disa jetë. Ku, në male?  Jo në mes të Tiranës. Po pse, sepse padronët e tyre, banditët janë të lidhur me Edi Ramën, janë të lidhur me qeverinë, sepse ata nuk guxon kush ti prekë.

Dhe Edi Rama na deklaron sikur të ishim njerëz primitivë ne, se; rendi sot është më i mirë se kurrë. Nuk ka cinizëm më të madh. Kjo pasiguri largon njerëzit nga Shqipëria, kjo pasiguri, largon investitorët nga Shqipëria, kjo pasiguri  është e qëllimshme. Për Edi Ramën, në Shqipëri duhet të mbeten ai dhe soji i tij kriminal dhe trafikant.

Është ai, kryeministri i vetëm në botë, kryeministri i vetëm në botë që paguan një polici prej 15 mijë vetësh, që paguan një shërbim informativ kombëtar, që paguan mijëra e mijëra policë bashkiakë dhe deklaron; kokën hëngshin, do të thotë licencë për vrasje nga qeveria. Në një vend që dënimi me vdekje është hequr dhe askush në këtë vend nuk mund të thotë, vrafshin veten apo kokën e njëri-tjetrit. Vendin e kanë para ligjit, por ata nuk i arreston, se me ata qeveris ai, se me ata majmet ai, se ushqehet me paratë e tyre.