zoom

Politikë

Berisha për Bashën: Sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut

Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha po e mban me të rinjtë e PD-së në Tiranë. Takimit i është bashkuar edhe deputeti Belind Këlliçi, kreu aktual i FPRD-së.

“Unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtysë e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në një moment kritik. Unë kam bindje, jam i sigurtë që së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Do të përmbysim narko shtetin. Ne do shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se me këdo tjetër, është me të rinjtë shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj Bashës, për të cilin tha se “e ka kapur frika dhe tmerri”. Sipas tij, lideri i PD po sillet sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës, për të patur nën kontroll FRPD-në, pasi ka hapur garën për kryetarin e ri.

Postime të lidhura