zoom

Politikë

Basha thërret sot në seli grupin parlamentar të PD-së

Pak orë para seancës parlamentare të ditës së sotme, kryedemokrati ka thirrur në takim grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00 në selinë blu.

Para mbledhjes së një dite më parë, kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës, për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë.