Aplikacion
Nga dritarja e shtëpisë së tij, të takimin e përnatshëm me demokratët, teksa renditi faktet që sipas tij e bëjnë Veliajn hajdut, Berisha deklaroi se ai nuk do të dalë nga kjo histori pa u ndëshkuar.
Hetimet e SPAK për dosjen “5D”, për Berishën, treguan se Bashkia e Tiranës funksionon si bandë dhe për këtë arsye kërkoi nga Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Erion, ti meriton çdo epitet, çdo cilësor, por unë po e ruaj gojën time. Po çfarë mund t’u thuash ti qytetarëve që vendose skemën e vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike o faqezi? Shqiptarët kishin dëgjuar Edi Ramën kryetar bashkie, mister 20 përqindëshi.
Shqiptarët kanë dëgjuar të tjerë, sot Edi Rama merr 30 përqindëshin, por nuk kishin dëgjuar kurrë që prokurimet t’i vjedhësh ti me bandën e kolegëve tu. I quan edhe kolegë, po ç’kolegë jeni ju mo, ju jeni hajna të pështirosur, turpi i njerëzimit.
Po ke fytyrë ti mo të dalësh nga shtëpia jote, kur vodhe paratë me Mollën, me Tivarin, me djallin dhe të birin dhe i shndërrove në hotele me 5 yje? I shndërrove në pallate me qindra e qindra apartamente për t’u bërë milioner dhe miliarder me bandën tënde.
Dhe kërkon që të mos ngutemi se nuk kanë dalë në gjykatë. O faqezi, gjykatës për ty është populli i Tiranës. Sa do të vjedhësh ti prapë, folu pak qytetarëve. Pallatet me qindra apartamente në Kinostudio, sa i shitët? Pallatet në Tiranë në katër anët, sa i shitët, sa fituat? Po thuaju pak edhe tjetrën, sa shpenzuat për ndërtimin e tyre?
Apo ua ndërtuan pallatet si pallatin e Linda Ramës pa asnjë faturë doganore, tatimore, ndërtimore, bankare, etj.
Erion, nuk ke ku futesh, nuk ke ku shkon! Jep dorëheqjen një minutë e më parë, o turpi i Tiranës, o turp i Shqipërisë. Të mbron sot Edi Rama, se mbron krimet e tij, mbron vëllain e tij, mbron vjedhjet e tij. Por është fjala e nderit se në këtë betejë të ndalur nuk ka. Se Edi Rama do ketë fatin tënd. Dhe se të dy do merrni atë që meritoni.