zoom

Lajme

Berisha nga Spak: Një nga arsyet që u arrestua Maduro ishin zgjedhjet

Berisha nga Spak: Një nga arsyet që u arrestua Maduro ishin zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërsa u ndal dhe te fati që pret kryeministrin Edi Rama.

Ai u pyet nga gazetarët, nëse opozita shpreson se dhe Rama do të ketë apo jo të njëjtin fund si dhe për strategjinë që do të ndjekë PD për rrëzimin e kryeministrit.

Kreu demokrat tha se nuk pretendon që “Forcat Delta të SHBA-ve të zbarkojnë në Tiranë dhe të arrestojnë Ramën”, por tha setë dy kanë të përbashkët “vjedhjen e zgjedhjeve”.

“Nëse flet për votë, Edi Rama zhvillon farsë elektorale njësoj si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Zhvillon farsë elektorale. Nëse KE-ja, institucioni i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale. Berisha ka deklaruar që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. E kam përshëndetur arrestimin e Maduros si një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në Botë. Nuk kam deklaruar që forcat Delta do të arrestojnë Edi Ramën. Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka, do përmbyset edhe këtu. Një diktator më pak është lehtësim për ne”, tha ndër të tjera Berisha.

Postime të lidhura