Aplikacion
Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë dhe deputetët e zgjedhur të opozitës.
Seanca e parë do të jetë në orën 10, nga ku të gjithë deputetët do të hyjnë nën masat antiCovid dhe do të ulen në karriget parlamentare. Një nga një, të zgjedhurit në 25 prill do të thonë “betohem”, pasi Luljeta Bozo të lexojë formulën e betimit dhe t’u thërrasë emrat.
Një natë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi liderin historik të demokratëve Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të.
Ndërkohë pritet që seanca ti ndërpresë punimet gjatë drekës për ti rinisur në orën 5 pasdite, ku do të votohet kryetarja e re, si dhe Linditat Nikolla do të ftohet të mbajë fjalën e saj.
Ndërkohë kujtojmë se në Kuvend në seancën e parë nuk do të jenë 140 deputetë pasi disa prej tyre kanë lënë mandatin e deputetit, mes të cilëve është dhe Tom Doshi që fitoi mandat në dy qarqe. Deputetët e tjerë të zgjedhur që kanë dorëzuar mandatin pa nisur kuvendi Mark Marku, Najada Como, Gramoz Ruci dhe Lefter Koka, pasuesit e të cilëve do të mandatohen nga KQZ javën e ardhshme.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës