zoom

Politikë

“Tradhtar”! Mbështetësit e Berishës presin Bashën në oborrin e PD-së (VIDEO)

Ndërkohë që po dilte nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Basha ndeshi një grup militantësh demokratë, që nuk i kursyen fyerjet ndaj tij, nxitur nga vendimi i djeshëm për përjashtimin e Berishës.

Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.

U ndesh ndërhyrja e truprojave të tij për të qetësuar militantët e acaruar.

Demokratëve u është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u futur në Kuvend, pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.

Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.