zoom

Politikë

Berisha: Gjykatëses iu bë vetting me urgjencë, prej 5 muajsh mbante kërkesën për lirimin e Tahirit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është bërë me urdhër të kreut të qeverisë Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se gjykatëses së Elbasanit iu bë vetting me urgjencë pasi, sipas tij, mbante prej 5 muajsh kërkesën e lirimit të Tahirit me urdhër të Ramës.

Ai publikoi denoncimin e një qytetari, i cili shkruan për gjyqtaren Matilda Fetau, KPK dha vendimin brenda ditës së gjykimit, ndërkohë që për të tjerët e jep pas 1 muaji.

Reagimi i plotë:

Veting për lirim!

Këtij i thonë turp-veting!

Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesen e Tahirit për lirim, ju bë vetingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu.

Ky është turp-vetingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

***

Gjykatëses ju be veting

Doktor gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj ne dore dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhene 3 dite pasi kaloi Vetting-un! Dhe KPK vendimin e ka dhene brenda dites se gjykimit nderkohe qe per te tjeret KPK vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!