Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri shkruan se Veliaj ka kërkuar strehim politik te Taulant Balla.
Ish-kryeministri Berisha shkruan se Veliaj ka nënshkruar me Ballën një marrëveshje për tu ruajtur nga protestat. Opozita ka zhvilluar deri tani 2 protesta para Bashkisë, pas skandalit me dosjen “5D” dhe korrupsionin e drejtorëve të arrestuar, duke hedhur edhe bombë artizanale molotov.
Reagimi:
“Të dashur miq, sot shqiptarët u njoftuan nga Veliaj dhe Balla në një konferencë për shtyp të përbashkët për marrëveshjen më të padëgjuar në 32 vite për të mos thënë në tërë historinë e shtetit shqiptar.
Marrëveshja midis Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë me Policinë e Bashkisë së Tiranës apo bashkisë më të vjedhur në botë për të siguruar menderen e Velisë nga zemërimi popullor që ka shpërthyer ndaj tij pas zbulimit të skemës së vjedhjeve 100% të parave në prokurimet publike nga Veliaj me 12 hajdutë.
Marrëveshja u bë urgjente sepse dje pati shenja të sigurta se Policia e Shtetit ishte gati të hiqte kapelen dhe të bashkohej me demonstruesit. Por marrëveshja Veliaj-Balla është një provokim i ulët për qytetarët e zemëruar dhe guximtar, me të cilën Erion Veliaj u thotë qytetarëve të Tiranës se unë kam mburojë Ballën.
Në fakt kjo përbën ftesë për qytetarët që në çdo rast ditën e premte t’i kenë në konsideratë të dy. Afër janë. Tani firmosën paktin e mbrojtjes. Populli thotë një rruge e dy punë!”. /ZOOM.AL/