Aplikacion
Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli tha se Berisha ka krijuar një sistem të kryetarokracisë dhe tashmë po bie si viktimë e saj.
Sipas tij, Sali Berisha po tenton të mbajë sërish peng shqiptarët dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së janë pretekste.
Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit i cili tha se Vangjeli flet në këtë mënyrë sepse është përfaqësues i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste.
Fevziu: Kë do votonit në 25 prill, Bashën apo Ramën?
Berisha: Absolutisht asnjërin. Përkundrazi do e hidhja në kosh fletën. Është si të votosh origjinalin dhe kopjen. Rama është origjinali. Nuk mund të numërosh 4 humbje rresht tek Berisha. Edhe në 97’ kam pasur më shumë vota se në 2017.
Vangjeli: Ju keni shpikur sistemin e kryetarëve. E kuptoni se çfarë situate keni krijuar. Sistemi që keni shpikur, kryetarokracia, edhe 100 herë të humbi kryetari, ai do qëndrojë aty.
Berisha: Ai sistem që lashë unë ishte funksional.
Vangjeli: Jeni viktimë e veprimeve tuaja. E keni parë pushtetin si qëllim dhe jo si mjet. Të merresh sot me Lulzimin, Brava apo pulla është njësoj sit ë vidhni bukën jetimit. Ai është i gatshëm të rrudhë partinë.
Berisha: Si nuk të vjen keq për ata demokratë që hëngrën gaz, por të vjen keq për një person të vetëm.
Vangjeli: Mua më dhimbset shoqëria shqiptare që mbetet pengu i juaj. Pasi të dy sëbashku, si dy kukulla ruse do e lini kështu vendin. Në 6 mars do i lini Ramën si mullixhi.
Berisha: Ajo fasadë (për Partinë Demokratike) është peng i Edi Ramës, e quan peng ti se përfaqëson Edi Ramën dhe PS-në këtu në këtë studio.
Vangjeli: Unë vlej më shumë se ndonjë parti këtu.