zoom

Sport

Bëri tatuazh në ballë emrin e Messit pendohet i riu: Nuk e mendoja se do e thoja kaq shpejt

Influencuesi kolumbian, Maicol Quinonez, bëri tatuazh emrin e Messi-t, si një mënyrë për të falënderuar argjentinasin për emocionet që i dhuroi në kampionatin botëror.

Mirëpo, dëshira e madhe për të pasur në ballë, emrin e Messi-t, iu zbeh shumë. Kolumbiani ka rrëfyer se është penduar që e ka bërë këtë tato duke rrëfyer se nuk priste që ta thoshte këtë gjë.

Ai është shprehur se ky vendim i tij i ka sjellë shumë gjëra negative, më shumë se pozitive.

“Më vjen keq që kam bërë tatuazhin, sepse në vend që të më sjellë gjëra pozitive, ai ka çuar në shumë gjëra negative, si personalisht ashtu edhe për familjen time. Nuk e mendoja se do ta thosha këtë kaq shpejt, por tani do të doja të mos e kisha bërë”, shpjegoi Jambs.