zoom

Bota

Beograd/ Alarm për bombë në një shkollë, evakuohen nxënësit

Ditën e sotme, rreth orës 10:25 është dhënë alarmi për bombë në Shkollën e Lartë të Elektronikës në Beograd.

Ministria e Brendshme njoftoi se ekipet e tyre janë në terren dhe se shkolla është evakuuar.

Disa media kanë raportuar se alarmi për bombë është dhënë edhe në Shkollën e Mesme Matematikore në Beograd, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.