zoom

Lajme

Bëhet zyrtare, Strakosha transferohet te klubi i njohur grek. Hidhet firma, detajet e kontratës

Thomas Strakosha është lojtari më i ri i AEK. Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Portieri shqiptar i Kombëtares kuqezi, i cili u aktivizua së fundmi te Brentford, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

“AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri  shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029”, shkruan AEK në faqen zyrtare të rrjetit social.

29-vjeçari i pati fillimet te Salernitana në Seria B, përpara se të kalonte te Lazio, skuadër në të cilën luajti për disa sezone. Debutimi i Strakoshës, me skuadrën e re në një ndeshje zyrtare  pritet me padurim nga tifozët.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, tha ai. /ZOOM.AL/